Transmetuar më 13-05-2020, 23:29

Astrologia Meri Shehu renditi këtë të mërkurë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, shenjat që sipas saj do të sprovohen më shumë gjatë kësaj vere.

Një ndikim jo të vogël në marrëdhëniet ndërpersonale dhe erotike, sipas saj do të ketë edhe karantina.

“Në planin personal, erotik, se njerëzit tani që kanë dalë nga karantina, marrëdhëniet personale kanë filluar të sforcohen disi, sepse bashkëjetesa në një shtëpi fillon e nxjerr edhe probleme. Kur nuk del, kur nuk harxhon energji… tashmë do të preken disa shenja pak më fuqishëm dhe më me vështirësi.

Cilat janë këto shenja?

Janë Binjakët, që e theksova, përballë Binjakëve ndodhen Shigjetarët. Shigjetarët ndoshta do të jenë një nga shenjat që do të sprovohen më shumë këtë verë, përsa i përket marrëdhënieve të ngushta me të tjerët, sidomos marrëdhënieve në çift. Pra diagonalja Binjakë-Shigjetarë do të jetë shumë e sprovuar. Por edhe diagonalja Virgjëreshë-Peshq. Duhet të jenë shumë të vëmendshëm në marrëdhëniet personale dhe ekonomike, mund të kenë më shumë ngatërresa, keqkuptime dhe vonesa në përgjithësi”, tha Meri Shehu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd