Transmetuar më 13-05-2020, 21:37

Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se është politikania e parë që ka kundërshtuar mënyrën e njëanshme të ambasadorëve në Shqipëri.

Ajo foli pasditen e sotme në emisionin "Pasdite me Xhaxhiun".

Sipas saj qëndrimet e forta të presidentit Ilir Meta vijnë pasi edhe atij i ka ardhur në majë të hundës.

E pyetur nga moderatori Rezear Xhaxhiu për qëndrimet e presidentit Ilir Meta, Kryemadhi tha se edhe atij i ka ardhur në majë të hundës me ndërkombëtarët, ndërsa sipas saj pavarësisht natyrës së tij të qetë dhe diplomatike, ajo tha se po "shpërtheu" do të thotë se nuk duron dot më.

“Ata të huajt nuk paguajnë asnjë taksë këtu në Shqipëri, përkundrazi fitojnë më shumë. Presidenti ka diskursin e vet politik dhe diplomatik. Monika Kryemadhin është politikania e parë që ka kundërshtuar mënyrën e njëanshme të ambasadorëve në Shqipëri. Nëse presidenti mban një qëndrim të tillë mund ta pyesni, por me sa duket i ka ardhur edhe atij në majë të hundës, sepse është shumë i qetë dhe diplomat, por kur shpërthen Ilir Meta do të thotë se i ka ardhur në majë të hundës”, tha Kryemadhi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd