Transmetuar më 13-05-2020, 20:16

Politikania dhe gazetarja nga Kosova, Saranda Hoda, e njohur si Sasa, zbuloi se gjatë periudhës së karantinës, ka parë në ëndërr kryeministrin Edi Rama.

Këtë ajo e tha pasditen e sotme në emisionin "Ftesë në 5".

“U takuam dhe qamë hallet”, tha Sasa.

Po ashtu ajo zbuloi se në Kosovë, kur shikon një politikan në ëndërr, thonë që do të realizohet diçka e madhe dhe ajo shpreson për këtë.

“Më ka ngelur në mendje ëndrra me Edi Ramën. Unë shikoj shumë ëndrra. Kur zgjohem nga gjumi komentoj që pashë atë ëndërr e këtë ëndërr. Por më e bukura e gjithë këtyre ëndrrave ka qenë ëndrra me Edi Ramën. Kishte shumë njerëz, erdhi më takoi mua dhe më kërkoi për të biseduar, qamë hallet me pak fjalë. Unë u ndjeva e privilegjuar që Edi erdhi më takoi. Në Kosovë thonë që është mirë kur sheh politikan në ëndërr dhe realizohet ndonjë diçka e madhe”, thotë Sasa./noa.al/