
Forca të shumta të Policisë Bashkiake u panë pasditen e sotme në ambientet e Teatrit Kombëtar.
Përfaqësues të aleancës për mbrojtjen e këtij institucioni, por edhe aktorë, shkuan menjëherë për të mësuar se çfarë ka ndodhur.
Policia vendosi një letër te dera e Teatrit.
“Në bazë të vendimit nr 15 3037 /1 të datës 12,.5 2020 për marrien në dorëzim të pasurisë 1/ 241 ZK 5380, Teatri Kombëtar Inspektori Elton Dermishi, prezent edhe inspektori Kujtim Llapaj” shkruhet në shkresën e vendosur në derën e Teatrit.
Pak ditë më parë, me vendim qeverie, Teatri Kombëtar kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës, duke i hapur rrugë shembjes së tij.
Ditën e djeshme Kryeministri tha se ky institucion do të prishet, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





