Transmetuar më 13-05-2020, 17:21

Një person humbi jetën sot dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë në Poroçan të Gramshit.

Mësohet se një furgon me pasagjerë doli nga rruga dhe për pasojë një person humbi jetën dhe të paktën tre të tjerë u plagosën.

Shoferi i automjetit humbi kontrollin në rrethana ende të paqarta.

Viktima është një 32- vjeçar me inicialet A.Ll, ndërsa furgoni drejtohej nga shtetasi me inicialet B.Ç.

Një grup hetimor po punon pë zbardhjen e ngjarjes. /k.k/noa.al/

Aksident tragjik, 1 i vdekur dhe tre të plagosur në Gramsh

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd