Transmetuar më 13-05-2020, 16:59

Është plot 113-vjeçe dhe ka kaluar shumë sfida në jetën e saj. Por ajo sfidoi sërish veten dhe arriti që të mposhtë edhe koronavirusin.

Bëhet fjalë për gruan më të vjetër në Spanjë, Maria Branyas e cila tanimë gëzon shëndet të plotë.

113-vjeçarja u diagnostikua me koronavirus që në muajin mars, kur vendi shpalli izolimin për shkak të pandemisë.

Pas disa javëve në izolim, e moshuara shfaqi simptoma të lehta të infeksionit dhe tani është shëruar.

Kjo do të thotë se ajo ka përballuar gjatë jetës së saj pandeminë e gripit të 1918-19, luftën civile në Spanjë më 1936-39, dhe tani koronavirusin. /k.k/noa.al/