Transmetuar më 13-05-2020, 15:51


Arrest me burg ka dhënë gjykata për 37-vjeçarin Hamza Çela, që pak ditë më parë masakroi për vdekje të afërmin e tij Ramadan Çela.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në Jaupas të Skraparit, ku 77-vjeçari u godit disa herë me thikë.
Shkak dyshohet të jetë bërë një çështje pronësie, ndërsa në momentin e krimit nuk ka pasur dëshmitarë.
Të moshuarit i ishin prerë damarët në qafë, ndërsa sipas nipit, viktimës i ishte nxjerrë edhe zemra jashtë kraharorit.
Fillimisht ka pasur pretendime se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor, por diçka e tillë nuk është provuar ende. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





