Transmetuar më 13-05-2020, 15:29

Një ngjarje e rëndë vjen nga Maliqi i Korçës, ku një kryefamiljar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Mësohet se ka qenë vajza ajo që ka denoncuar babanë në polici.

Kështu pas denoncimit të 18-vjeçares, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç.

Ai dyshohet se 37-vjeçari ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.

Gjithçka pasi ka prekur në vende intime të bijën.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që detajet nuk bëhen me dije, për shkak të natyrës delikate të çështjes.

Për ndjekje të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës. /a.y/noa.al