Transmetuar më 13-05-2020, 08:22

Koronavirusi i merr jetën një ish-oficeri të bazës së Pashalimanit ku shërbeu për 35 vite, i cili nuk i ka mbijetuar dot komplikimeve të virusit.

Bëhet fjalë për Stefan Mihon, i cili pas një muaji në terapi intensive në një spital në Athinë, ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Aleko Miho, njëherësh vëllai i të ndjerit.

“U përpëlit me të për rreth dy muaj, ku një muaj ishte në terapi intensive, në spitalin Sotiria në Athinë, por nuk ja doli dot! Ishte rreth moshës 80-vjeçare, por i fortë, kujdesej shumë për jetën, edhe si ish ushtarak marine. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen për gjithë përpjekjet e stafit spitalor për ta mbajtur në jetë”, shkruan Aleko Miho./a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd