
Një aksion i policisë së Sarandës, ka vënë në pranga dy persona, të akuzuar për lejimin e ndërtimeve pa leje.
Të arrestuarit janë punonjës të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, lidhur me ndërtesat e ngritura në plazhet e Ksamilit.
Arrestimi i tyre u bë gjatë pasdites së djeshme, ndërkohë që hetimet janë në vijim. Mes të arrestuarve është Altin Bogdani, inspektor i IKMT, Tiranë, i cili akuzohet se ka marrë 5 mijë euro, për të mos prishur një objekt pa leje.
Pritet që këto arrestime të shoqërohen edhe me shembjen e objekteve të ngritura pa leje. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





