Rritje e ndjeshme në orët e fundit, SHBA regjistron 1.894 viktima prej koronavirusit
Transmetuar më 13-05-2020, 07:54

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të goditurat nga pandemia e koronavirusit, duke regjistruar 83.425 viktima qysh nga nisja e emergjencës shëndetësore.

Nga të dhënat e publikuara për 24 orët e fundit nga Johns Hopkins University, raportohen 1.894 viktima të tjera.

Bëhet fjalë për një rritje të ndjeshme, ndërkohë që një ditë më parë u raportuan 1.154 të vdekur.

Ndërkohë numri i rasteve të reja është rritur me 1.369.574.

New York mbetet shteti më i goditur me 338.485 raste dhe 27.284 viktima, qysh nga nisja e pandemisë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...