Transmetuar më 12-05-2020, 20:51

Nënkryetari i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, siguroi sot opinionin publik se nuk do të ketë kurrë më koalicion me Edi Ramën.

LSI me Edi Ramen? Kurrë! Edi Rama eshte i dashuruar, i perdorur dhe i kapur nga narkotrafikantet dhe oligarket kunder popullit te tij", thotë dr. Vasili dhe shton:

"LSI eshte dhe do te jete pergjithmone vetem e vetem me popullin, perballe dhe kunder Edi Rames, narkotrafikanteve dhe oligarkeve".

Vasili paralajmëron se "ditë tronditese e presin Edi Ramen, tashme te vetmuar te braktisur edhe nga klientet e vet te droges dhe PPP-ve. Limoni i shtrydhur te njejtin fund ka pasur gjithmone".

E në fund, Vasili thekson: "Edi Rama e humbi edhe kohen per te ikur…!"

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd