
Me kalimin e moshës shtohen edhe rrudhat, por me pak kujdes edhe mund t’i shmangim disa prej tyre.
Në fakt ka disa sekrete se si mund të “shpëtoni” nga rrudhat.
Flini në kurriz
Dermatologët sugjerojnë që të flini në kurriz kështu nuk do ta shtypni fytyrën e të krijoni rrudha.
Kini kujdes nga dielli
Nëse ju nuk përdorni krem mbrojtës ndaj diellit, lëkura juaj është në kontakt të menjëhershëm me rrezet e diellit.
Dermatologët sugjerojnë që të përdorni kremin mbrojtës ndaj diellit edhe kur jashtë nuk është kohë me diell.
Shmangni ushqimet e dëmshme
Duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të cilat ju japin vitamina dhe antioksidantë të cilët e ndihmojnë lëkurën të duket më e re.
Vitamina C është një nga rigjenerueset më të mira të lëkurës, ndaj dhe mundohuni që të konsumoni sa më shumë produkte me këtë vitaminë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





