Transmetuar më 12-05-2020, 18:17

172 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Itali.

Raportet e institucioneve shëndetësore flasin për një situatë në përmirësim dita-ditës.

Dy mijë e 432 persona kanë lënë ambientet spitalore dhe janë shëruar plotësisht.

Për fat të keq rreth 1 mijë të tjerë janë në terapi intensive.

Aktualisht, sa i përket atyre që janë aktivë me virusin, numërohen 81 mijë e 266 persona.

Ndërsa numri total i të infektuarve, që prej shpërthimit të pandemisë, është 221 mijë e 216. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd