Transmetuar më 12-05-2020, 17:24

Për kryeministrin Rama, kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore është e papranueshme dhe diçka e tillë nuk ka për të ndodhur.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Rama u shpreh se shteti nuk mund të bëhet duke grisur kontratë me votuesit shqiptarë.

”Shteti nuk bëhet duke sakrifikuar parimet themelore dhe duke grisur kontratën me qytetarët që votojnë. Kaq e thjeshtë është kjo. Opozita mund ta kërkojë, është në të drejtën e saj.

E kërkoi në forma krejt vulgare duke përgatitur një zjarrvënie të përgjithshme, u dogj vetë. Nëse duan ta vazhdojnë ta kërkojnë, janë në të drejtën e tyre, por kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Kryeministri. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd