
Zëdhënësi i Kremlinit është prekur me koronavirus. Lajmin e ka bërë publik vetë Dimitri Peskov.
“Po, jam sëmurë. Jam duke u trajtuar”, është cituar të ketë thënë zëdhënësi i Vladimi Putin ditën e sotme.
Peskov është zyrtari i radhës i prekur me koronavirus, ku më herët janë prekur kryeministri, Mikhail Mishustin, ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova dhe ministri i Infrastrukturës, Vladimir Yakushev.
Ky njoftim ka ardhur një ditë pasi Putin ka thënë se Rusia është treguar e suksesshme në uljen e shkallës së infektimit me koronavirus.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkis, Rusia të martën është kthyer në shtetin e dytë më të prekur në botë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





