Transmetuar më 12-05-2020, 16:29

Tre shqiptarë janë lënë në burg nga autoritetet italiane pasi u zbuluan se ishin pjesë e një grupi trafikantësh droge në Ravena.

Ata janë vëllezërit Xhuljan dhe  Donaldo Grembi, si edhe Florjan Nistori.

Ky i fundit ishte kryesori i grupit, ku bënin pjesë edhe disa shtetas italianë.

Gjatë kontrolleve në banesa dhe njësi tregtare, policia sekustroi 8 kilogramë kokainë dhe 15 kilogramë marijuanë.

Krahas lëndës narkotike janë sekuestruar 130 mijë euro cash, një pistoletë dhe një automjet.

Grupi i trafikantëve vepronte në rajonin e Romagna. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd