Transmetuar më 12-05-2020, 16:09

Një punonjës i Policisë Bashkiake të Tiranës ka ndërruar jetë pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi është bërë publik edhe në faqen e Facebook të “Policisë Bashkiake”, ku njoftohet ndarja nga jeta e efektivit Besfort Dajçi.

"Policia Bashkiake Tiranë, me keqardhje dhe pikëllim të thellë, mori sot lajmin e trishtë, për ndarjen e parakohshme nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, të efektivit shembullor Besfort Dajçi.

Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve, shokëve dhe kolegëve. Do të kujtojmë gjithmonë Besfort, me mall dhe respekt", thuhet një njoftimin e Policisë Bashkiake Tiranë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd