Transmetuar më 12-05-2020, 15:53

Që koronavirusi do lërë pas një situatë ekonomike të vështirë kjo nuk ka asnjë dyshim, madje efektet kanë filluar të ndihen.

Kryeministri Rama, në bashkëbisedim me gazetarët, foli për një masterplan për të kaluar këtë situatë.

Sipas tij, ky masterplan ka për qëllim kapërcimin e krizës ekonomike që do ekzistojë pas pandemisë.

“Do të kemi gati shumë shpejt masterplanin e kapërcimit të krizës ekonomike dhe do kalojmë me sukses të gjithë situatën rënëse të krijuar nga COVIDI. Në vitit 2021 do shohim rezultate konkrete dhe situatën dërrmues që kemi patur në sektorin e punës”, tha Rama.

Kryeministri ka deklaruar se për të mbetet shqetësim lehtësimi i masave kufizuese, pasi sipas tij virusi është ende prezent dhe se duhet të përgatitemi për skenarët e një vale të re infektimesh.

“Jam i shqetësuar për hapjen dhe fazën e dytë, virusi është mes nesh. Nuk ka ikur do qëndrojë për një kohë të gjatë.Duhet të jemi të përgatitur për një valë të re infektimesh”, u shpreh kreu i Qeverisë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd