Transmetuar më 12-05-2020, 15:30

Në konferencën e sotme për mediat, e para qysh nga nisja e emergjencës së koronavirusit, Kryeministri Edi Rama, përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ky reagim i tij erdhi pas pyetjes për një flirt të mundshëm me Presidentin Ilir Meta, njëherësh ish-kryetari i LSI.

“Nuk shoh asnjë perspektivë për një rikthim në një koalicion me partinë e Presidentit, sepse konteksti i sotëm dhe degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe detyrimet tona programore dhe bindja jonë se për ne është e mjaftueshëm të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin na e bëjnë pa asnjë interes këtë temë diskutimi”, u shpreh Rama.

Ai e përjashtoi prerazi mundësinë e koalicionit, teksa tha “Nuk kemi asnjë arsye të bëjmë koalicion dhe asnjë arsye”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd