Transmetuar më 12-05-2020, 14:30
Foto ilustruese

Një person i cili udhëtonte me biçikletë ka mbetur i plagosur rëndë në Tiranë.

Ngjarja është shënuar rreth orës 13:45, tek “Brryli”, ku një mjet me drejtues shtetasin K.A., ka aksidentuar biçiklistin G.V., 55 vjeç.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd