Transmetuar më 12-05-2020, 12:58

Një fragment i raketës së transportit kinez Long March 5B, e lëshuar në 5 maj në hapësurë, po kthehet në Tokë në një mënyrë të pakontrolluar, duke vendosur në alarm tre kontinente.

Luciano Anselmo, ekspert i mbeturinave hapësinore të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve në Itali, deklaron se mbetja e raketës pritet të bjerë në një pjesë të madhe të Tokës që përfshin tre kontinente midis Australisë, Afrikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë konfirmohet se Europa është e sigurtë.

“Me shumë mundësi mbetjet e raketës do të përfundojnë në oqean, ndërsa mundësia që të shkaktojë viktima është miliona herë më pak nga çka ka shkaktuar koronavirusi”, thotë eksperti italian. /a.y/noa.al