Transmetuar më 12-05-2020, 11:57

Virusi është dobësuar, por është e ndaluar të thuhet. Është kjo ajo që thotë një shkencëtar italo-amerikan, i cili u sulmua menjëherë nga “ekspertët” e njohur të komunitetit shkencor të Big Pharma dhe Bill Gates.

Virusi po dobësohet gjithnjë e më shumë ditë pas dite, por mediat dhe politikanët e shumicës, janë në panik nga heqja e gjendjes së emergjencës dhe rikthimi në normalitet i qytetarëve.

Siç raportohet nga Quotidiano.net, Guido Silvestri, imunolog i Emory University në Atlanta, si dhe një prej specialistëve më të vlerësuar italianë në SHBA, u detyrua të mbrohet pas sulmeve ndaj tij gjatë një talk show.

Akuza e hedhur ndaj tij, është se ka folur rastësisht dhe pa bazë për rënie të infeksioneve.

Silvestri, është një mbështetës i vaksinave dhe për këtë arsye, është akuzuar nga ata që e kundërshtonin vaksinën. Ai ka sqaruar se dëshiron të shmangë një debat mes e ekspertëve, duke pretenduar megjithatë se sëmundja duket vërtetë më pak serioze sesa ishte disa javë më parë, kur kishte një emergjencë të plotë.

Sigurisht, fakti që të infektuarit po transferohen më rrallë në kujdes intensiv mund të jetë edhe nga fakti se mjekët kanë kuptuar mirë se si ta trajtojnë virusin në pacientët e shtruar në spital. Numri më i ulët i personave të rinj të infektuar gjithashtu mund të jetë pasojë e ardhjes së nxehtësisë, apo edhe e rregullave të distancimit shoqëror si dhe higjienës yë ndjekur nga popullata.

Por Silvestri ngre gjithsesi dyshimin, “Sidoqoftë (pse jo?) Mund të jetë një virus që përshtatet dhe zvogëlon patogjenezën, një fenomen i njohur për këdo që e njeh virologjinë. Në çdo rast, diskutimi i kësaj mundësie në dritën e eksperiencave nuk do të thotë të bësh pseudoshkencë”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd