







Në kohën që të dyja ishin në jetë, mediat shkruanin shpesh për raportin miqësor mes princeshës Diana të Anglisë dhe Nënë Terezës së Kalkutës.
Së fundmi një ish-shërbëtor i princeshës së ndjerë, ka publikuar një letër të rrallë që Diana kishte shkruar, pas vizitës që kishte bërë në shtëpinë e Nënë Terezës.
60-vjeçari Paul Burrell, nga Cheshire, publikoi në Instagram fotografinë e letrës, e shkruar pas vizitës në shtëpinë e shenjtores në Kalkutë, në vitin 1992.
Në letër, Diana tregon gëzimin dhe ndjesinë e fortë shpirtërore që kishte përjetuar gjatë takimit me shenjtoren shqiptare. Ajo shkruante se kishte vite që e priste një takim të tillë.
Burrell thotë se princesha kishte tentuar disa herë që ta takonte Nënë Terezën, edhe gjatë një udhëtimi në Indi, por pa rezultat.
Sipas tij, princesha Diana ishte shumë e afërt me Nënë Terezën dhe kjo gjë u provua edhe më vonë nga takimet që pati princesha e ndjerë me shenjtoren, lidhur me çështje sensitive humanitare. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





