Transmetuar më 12-05-2020, 08:26

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 210 vdekje të reja prej koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Ky fakt u bë me dije nga Kryeministri Boris Johnson, duke shpjeguar se totali i të vdekurve prej koronaviurusit në vend është 32.065.

“Gjatë gjithë periudhës së izolimit, kemi qenë në nivelin 4 të alarmit prej koronavirusit. Tashmë jemi në kushtet për të zbritur në nivelin 3”, tha ai, duke ilustruar pesë sistemet e gatishmërisë prej Covid-19, secili i shoqëruar me masa sigurie.

“Shpresoj, shpresoj, shpresoj që të arrijmë që të zhvillojmë një vaksinë, por një gjë e tillë nuk është e garantuar”, deklaroi Johnson mbrëmjen e së hënës.

Kryeministri britanik kujtoi se për 18 vite nuk u arrit që të zbulohet ndonjë vaksinë për Sars. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd