Transmetuar më 11-05-2020, 22:38






Shuhet në moshën 92-vjeçare komediani i njohur amerikan, Jerry Stiller.
Lajmin e ka njoftuar djali i tij, gjithashtu aktor shumë i njohur, Ben Stiller.
“Jam i trishtuar të them që babai im, Jerry Stiller, ndërroi jetë nga shkaqe natyrale.
Ai ishte një baba dhe gjysh i shkëlqyeshëm dhe burri më i përkushtuar për Anne për rreth 62 vite.
Ai do të më mungojë shumë. Të dua babi”, shkruan aktori në ‘Twitter’.
I ndjeri ka aktruar në disa filma përkrah të birit, si: "Zoolander", "Heavyweights", "Hot Pursuit", "The Heartbreak Kid" dhe "Zoolander 2"./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





