Transmetuar më 11-05-2020, 18:06

Vijon të bjerë numri i viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit, ku në 24 orët e fundit është raportuar për 176 viktima.

Po ashtu vihet re ulje e numrit të të prekurve në këtë hark kohor, me 744 raste pozitive.

Ndërkohë, 1 mijë e 401 pacientë e kanë fituar betejën me këtë virus të ri dhe të panjohur.

Në total, që prej shpërthimit të pandemisë, në Itali janë prekur 219 mijë e 814 persona, dhe mbi 30 mijë viktima.

Italia është i vetmi vend në Europë që po përballet kaq agresivisht me koronavirusin. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd