Transmetuar më 11-05-2020, 17:46

Dy persona janë arrestuar sot në Kuçovë pasi u zbuluan teksa kishin bërë gati kanabisin për ta kultivuar në një banesë bosh.

Ata janë Gerald Gjika (Klevis Sina), 30-vjeç, dhe Gentjan Bilishi, 37-vjeç, të dy banues në lagjen 1 Maji në qytetin e Kuçovës.

Mësohet se policia kishte marrë më parë informacion për aktivitetin e tyre dhe shkoi në vendin e ngjarjes.

Aty u konstatuan 100 kubikë kanabisi, gati për t’u kultivuar.

Droga mësohet se ishte në pronësi të dajës së Geraldit, shtetasit Agron Demaj, që aktualisht jeton në Greqi. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd