Transmetuar më 11-05-2020, 14:30

Përplasja e dy makinave në Tiranë, ka bërë që një grua të mbetet e plagosur bashkë me foshnjën e saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:40, në rrugën e ‘Kavajës”, ku mjeti me drejtues shtetasin J.M., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në mjet një grua me inciale A.R., dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Lidhur me aksidentin, grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





