Transmetuar më 11-05-2020, 14:11

“Im shoq më përdhunoi pak orë pas lindjes së vajzës sonë”. Është ky një prej horroreve të shumta me të cilat është përballur Natasha nga dora e të shoqit abuzues.

Për tetë vite me radhë jetoi me frikën e tij, por më në fund gjeti forcë për të kërkuar ndihmë.

Gruaja siç raporton Daily Record, e njohu të shoqin kur ishte vetëm 17 vjeç dhe për vite me radhë u përball me dhunë fizike dhe psikologjike nga më të rëndat.

Dëshmia e Natashës është ajo e një prej shumë grave kurajoze që kanë frymëzuar entin kundër dhunës në familje, ‘OK! Closet Clear Out’, për të mbrojtur personat vulnerabël gjatë mbylljes prej koronavirusit.

“Për tetë vite jam përballur me dhunë dhe abuzime në çdo drejtim, nën mburojën e dashurisë. Izolimi i përkeqësoi gjërat”, tregon gruaja britanike.

Ajo shton se i shoqi e kishte ndaluar që të punonte dhe të takohej me njerëz të tjerë, pasi i thoshte se e donte shumë dhe se donte që ta kishte vetëm për vete.

Dhunës fizike iu shtua edhe humbja e besimit në vete, por situata nisi të ndryshojë pas lindjes së dy fëmijëve, shkruan noa.al.

Në vitin 2015, ajo i kërkoi ndihmë një shoqate, e cila sinjalizoi policinë për abuzimet.

Policia e ndihmoi gruan, ndërsa i shoqi përfundoi në burg. Aktualisht Natasha e ka marrë veten dhe e ka rindërtuar jetën me dikë tjetër në krahë. /a.y/noa.al