Transmetuar më 11-05-2020, 13:57

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela raportoi online në Komisionin e Ligjeve, lidhur me situatën e kriminalitetit për vitin 2019.

Kreu i organit të akuzës deklaroi se gjatë vitit që lamë pas, janë regjistruar 44 289 procedime penale.

“Gjatë vitit që lamë pas, është ulur me 3% niveli i krimeve në të gjithë vendin, në krahasim me vitin 2018. Në Shkodër janë kryer një seri vrasjesh të bujshme, disa prej të cilave janë zbardhur, ndërsa një pjesë janë në shqyrtim, ndonëse krimet kanë ardhur në ulje”, u shpreh Çela.

Në vijim të fjalës së tij, kryeprokurori deklaroi si prioritet luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd