Transmetuar më 11-05-2020, 11:25

Këngëtarja Elvana Gjata ka bërë një postim emocionues për nënën e saj, duke zbuluar se është në vijën e parë të betejës me koronavirusin.

Kjo pasi ka zbuluar se nëna është infermiere dhe se qysh nga nisja e emergjencës, po përballet me të prekurit.

Gjithçka teksa të dielën e 10 majit, ishte dita e nënës.

“Askush nuk do të të dojë aq shumë sa nëna… Falenderim dhe përulje për të gjithë doktorët dhe infermierët për gjithçka që kanë bërë dhe bëjnë ende për ne në këto kohë të vështira.. Heronj të vërtetë! Gëzuar ditën e nënave”, shkruan këngëtarja. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd