Transmetuar më 11-05-2020, 10:29





Këngëtarja Miriam Cani duket se po përjeton ditët më të mira, pas ardhjes në jetë të djalit të saj.
Ajo po shijon të dy fëmijët e saj, bashkë me të shoqin Alban Skënderaj, në këto ditë me kufizime lëvizjesh prej koronavirusit.
Miriami ka ndarë një fotografi të adhurueshme të dy fëmijëve të saj, teksa vajza Ameli puth vëllanë e vogël, Duam i cili qëndron në karrocë.
Kujtojmë se këngëtarja u bë nënë për herë të dytë, në mes të muajit janar, duke e plotësuar familjen e tyre. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





