
Rastet e reja të koronavirusit në Korenë e Jugut, çuan në mbylljen e lokaleve dhe bareve në Seul.
Nisur nga ky fakt, Presidenti Moon Jae-in deklaroi se një situatë e tillë mund të shfaqet në çdo moment, edhe në periudhë të stabilizuar.
“Emergjenca nuk do të ketë përfunduar, deri kur të ketë përfunduar vërtetë”, tha ai.
Në fund të muajit shkurt, Koreja e Jugut, ishte vendi më i goditur nga koronavirusi bashkë me Kinën, por reagimi i menjëhershëm i gjurmim-testim-kurimit, bëri që vendi të kthehet gradualisht në normalitet.
Mirëpo javën e kaluar mbi 50 të infektuar u raportuan si të lidhur vetëm me një njeri, një 29-vjeçar i cili frekuentoi pesë lokale dhe bare në lagjen e Itaewon, duke bërë që të shpërthejnë infektimet në masë.
Autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut paralajmëruan lidhur me rrezikun e një vale të dytë infektimesh. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





