Plazh me turne dhe hapësirë me prenotim, nis testi për sezonin veror
Transmetuar më 11-05-2020, 08:20

Vendet e plazhit me prenotim me një aplikacion, duke zgjedhur mes turnit të mëngjesit ose pasdites dhe mbikëqyrje me personel për hapësirat buzë detit.

Është ky modeli i adoptuar nga Canet d’en Berenguer, në Valencia të Spanjës, për të garantuar sigurinë e mysafirëve.

Kur të jepet drita jeshile për rihapjen, me gjasë në mes të qershorit, plazhi mund të presë vetëm 5 mijë persona njëherësh, ose thënë ndryshe gjysmën e kapacitetit normal, në mënyrë që të garantojë distancën sociale.

Kush dëshiron që të frekuentojë detin, duhet të prenotojë nëpërmjet një aplikacioni, duke zgjedhur sektorin, siç bëhet në teatër apo kinema, në bazë të preferencave dhe numrit të personave.

Vendet do të kenë një distancë prej dy metra nga njeri tjetri dhe do të ndahen me rrjetë, e ngjashme si rrjeta e portës së futbollit.

“Kjo verë do të jetë shumë ndryshe. Do të ketë më shumë hapësirë mes teje dhe personit në krahë, si një plazh i klasit të lartë”, tha kryebashkiaku, Pere Joan Antoni Chordá, i intervistuar nga CNN. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...