Transmetuar më 11-05-2020, 08:05

Çifti shumë i dashur për publikun, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj pak ditë më parë dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të bekohen me një fëmijë. Çifti e dhanë lajmin në një ditë të veçantë, më 7 maj, në ditëlindjen e tyre.

Regjisori ishte i ftuar në “E diell”, ku foli për herë të parë pas lajmit se do të bëhet baba.

Eduarti u shpreh se nëse bëhet me vajzë, do të dëshironte që ajo në të ardhmen të jetë regjisore dhe nëse bëhet me djalë do të dëshironte të bëhej futbollist.

“Nëse është vajzë ta bëjmë regjisore, nëse është djalë, me që jemi këtu te procesi, ta bëjmë futbollist”, tha Eduarti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd