Transmetuar më 10-05-2020, 23:41

Moderatorja Orinda Huta ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Prive”. Ajo ka treguar si po i shkojnë ditët e karantinimit me partnerin, Turjan Hysko.

Orinda është shprehur se karantina ka ndikuar për mirë dhe gjatë kësaj kohe iu është shtuar dashuria dhe e kanë dëgjuar njëri-tjetrin më shumë. Po ashtu ajo tha se qëndrimi në shtëpi iu ka ulur dozën e stresit.

“Qëndrimi në shtëpi më ka dhënë mundësi të merrem me veten dhe me Turjanin  që të qëndrojmë pak më gjatë me njëri-tjetrin, kështu që në një farë forme ka ulur dozën e stresit qëndrimi në shtëpi!

Faleminderit Zotit e deshëm më shumë me njëri-tjetrin, ndoshta sepse kishim kohë më shumë për të dëgjuar njëri-tjetrin, kështu që sherret thuajse s’i kemi pasur fare gjatë kësaj kohe, një gjë e mirë për çiftin.

Kam dëgjuar shumë që kanë bërë sherr gjatë karantinës por jo, për ne ka ndodhur e kundërta”, ka treguar moderatorja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd