Transmetuar më 10-05-2020, 23:04

Shpesh keni shqetësime ne stomak dhe konsumoni produkte të caktuara për t’u ndier më mirë.

Ushqyerja e shëndetshme shkon krah për krah me mirëqenien e stomakut.

Më poshtë po ju tregojmë katër këshilla të vlefshme për të qetësuar dhimbjet e stomakut.

Të thartat

Ushqimet e tharta dhe të hidhura stimulojnë formimin e enzimave tretëse për ushqimin.

Ekspertët  rekomandojnë që përpara një vakti të rëndë hani një sallatë me spinaq e barishte të egra të spërkatura me lëng limoni.

Gjysëm ore përpara një vakti mund të pini një gotë ujë me lëngun e një gjysmë limoni ose gjysëm luge gjelle me uthull molle.

Pikantet

Xhenxhefili, një zhardhok pikant është kura më e mirë për tretjen.

Ai qetëson stomakun, lehtëson tretjen, eliminon fryrjen dhe të përzierat.

Lëvizja

Ekspertët thonë se njerëzit që duan të përmirësojnë tretjen duhet të kryejnë aktivitet të rregullt fizik.

Hidratimi

Nëse njeriu nuk pi mjaftueshëm ujë, trupi do të vuajë nga konstipacioni.

Uji është i domosdoshëm për prodhimin e lëngjeve tretëse pa të cilat njeriu vuan nga gazrat, fryrja dhe të përzierat.

Ekspertët këshillojnë pirjen e të paktën 2 litrave ujë në ditë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd