
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratika ka reaguar mbi deklaratat e ministres Mnastirliu kur tha se është e hapur për hetim në lidhje me tenderat sekretë.
Gazmend Bardhi flet për një “koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie”.
Sipas tij, pasi dogji ministrinë, Ogerta Manastirliu tregohet e hapur për hetim.
Postimi i Bardhit:
Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret!
Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë!
SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!
Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur!
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





