Transmetuar më 10-05-2020, 16:20

Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kapën me një sasi kokaine dhe heroine.

Ndalimi i Alfred Tushës, 29 vjeç, dhe Leonard Spahiut, 44 vjeç, u bë në Peskara.

Sipas policisë, sasia e drogës prej 34 kilogramë kapte vlerën e dy millionë eurove.

25 kilogram heroinë dhe 5 kilogram kokainë u gjetën në një dollap në banesën e shqiptarëve.

Ndërsa pjesa tjetër në ambientet e kuzhinës.

Autoritetet pikasën një takim mes dy shqiptarëve ditën e premte, dhe menjëherë u vunë në lëvizje.

Pas një bisede ata janë nisur në Montesilvano ku kanë hyrë dhe në një apartament.

Forcat e rendit kanë ndërhyrë sapo prej ndërtesës ka dalë një prej trafikantëve të cilit i është gjetur dhe një pako me heroinë.

Menjëherë është ushtruar kontroll në banesë ku është gjetur dhe sasia tjetër e drogës. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd