Transmetuar më 10-05-2020, 13:11

Policia e Korfuzit ka nisur kërkimet për 47-vjecarin Dhimitri Aspioti, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34-vjeçareje shqiptare për 48 orë.

Ajo u gjet më pas në një kasolle në Agio Petro, Lefkimi.

Denoncimin për zhdukjen e saj e bëri burri i saj 32-vjeçar, i cili tha se u zgjua në mëngjes por nuk e gjeti në banesë bashkëshorten.

Ai tha për policinë se një natë më parë ishin takuar me Aspiotin, i cili jetonte në Lefkimi nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim daljeje nga Korfuzi.

Aspioti, në vitin 2012 u dënua me 52 vjet heqje lirie për përdhunimin e 6 të rinjve britanikë në dhe në vitin 2010 mori nga media britanike nofkën “dragoi i Kavos”.

Por ai u lirua në nëntor të vitit 2019 duke shfrytëzuar një ligj të kohës në Greqi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd