
“Akti i Ramës për t’ia kaluar truallin e Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës dhe aksioni brutal i policisë ndaj qytetarëve janë fytyra e vërtetë e premtimeve të tij në takimet evropiane”.
Ky është reagimi i deputetes së Parlamentit Evropian, Doris Pack, pas protesës së ditës së djeshme në Tiranë.
Protesta nga shoqëria civile, në Ditën e Europës, u shoqërua me ulërima, përleshje dhe tërheqje zvarrë nga policia.
Gjithçka teksa një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, protestonin kundër ndryshimeve në kodin penal, duke akuzuar qeverinë se po shkel të drejtat e njeriut.
Nën argumentin se protesta ishte e paligjshme, policia është konfrontuar me të pranishmit, duke tërhequr zvarrë disa prej tyre.
Uniformat blu shoqëruan në komisariat aktivistin dhe avokatin e njohur Altin Goxhaj dhe disa protestues të tjerë. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





