Transmetuar më 10-05-2020, 08:10

Asistentja e Ivanka Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është konfirmuar pozitive me koronavirus pavarësisht se nuk ka shfaqur asnjë simptomë.

Pas këtij lajmi, Ivanka së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner kanë kryer testet dhe rezultuan negativë.

  Mësohet se Ivanka nuk e kishte takuar asistenten e saj prej disa javësh.  

Donald Trump konfirmoi të premten se sekretari i shtypit i Zëvendës Presidentit Mike Pence, Katie Miller, testoi pozitiv.

Një nga shërbëtorët personalë të Donald Trump u testua pozitiv të enjten.

Kjo gjë ka frikësuar edhe Shtëpinë e Bardhë sepse ekziston dhe mundësia e infektimit të zyrtarëve të lartë amerikanë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd