Transmetuar më 09-05-2020, 22:07

Ditën e sotme është ndarë nga jeta pedagogia e njohur Ledina Karteri.

Lajmi është konfirmuar nga universiteti ku ajo ishte prej vitesh Doktore e Shkencave.

Përmes një postimi në "Facebook", ata njoftojnë se Karteri vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk ka mundur dot ta përballojë.

"Profesorët nuk vdesin kurrë. Ata janë gjithmonë të gjallë në kujtimet tona. Ashtu siç do të mbetet gjithmonë për studentët e saj, për kolegët e saj dhe miqtë e saj Ledina Karteri, e cila është ndarë nga jeta, pas nje sëmundje të rëndë dhe shumë të mundimshme. Ledina Karteri ishte Doktore e Shkencave në Universitetin Europian të Tiranës, ku prej disa vitesh ishte pjesë e UET", shkruhet në reagimin e Universitetit ku ajo punonte./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd