Transmetuar më 09-05-2020, 20:25

Ministri japonez i Mbrojtjes, Taro Kono konfirmoi se vendi i tij po përgatit protokollet për një sulm të mundshëm jashtëtokësor.

Zyrtari theksoi se pilotët e forcave vetë-mbrojtëse japoneze nuk kanë gjetur ende UFO, por vendi gjithsesi po merr masa.

Qeveria e vendit aziatik raportoi se shtatë avionët e saj luftarakë bazë, të cilët shkojnë nga Hokkaido në Okinawa, tashmë janë duke punuar për të identifikuar “aeroplanët me origjinë të panjohur”.

Ministri tha që ai nuk beson në UFO, por do të donte të dinte pse Pentagoni lëshoi ​​videot me UFO.

“Megjithëse ushtria nuk ka parë ndonjë anije jashtëtokësore, vendi do të përgatitet për një pushtim eventual”, tha ministri Taro Kono.

Disa ditë më parë Pentagoni publikoi zyrtarisht tre video të paklasifikuara, të pilotëve të marinës, të cilat kanë qarkulluar për vite në internet, në të cilat shihen “disa fenomene të paidentifikuara ajrore”.

Marina amerikane ka konfirmuar për disa media në Shtetet e Bashkuara se inçizimet e paklasifikuara ushtarake, të postuara online me qëllim të shfaqjes së objekteve fluturuese të paidentifikuara (UFO), janë të vërteta.

Në njërën prej video-ve shihet një incident i vitit 2014, ndersa të tjerat janë inçizuar më 2015, sipas zëdhënëses së Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Sue Gough.

Këto inçizime fillimisht janë bërë publike më 2007 dhe 2017.

Më poshtë keni pamjet./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd