Transmetuar më 09-05-2020, 18:43

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë.
Një i moshuar, ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, pasi u dërgua në gjendje të rëndë.
Referuar informacionit paraprak të policisë, bëhet e ditur se viktima është shtetasi L. H., 80 vjeç.
Ai dyshohet se ka tentuar të vetëvaret në banesën e tij në fshatin Armen, Vlorë, për motive ende të paqarta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





