Transmetuar më 09-05-2020, 17:46

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare një nga ikonat e muzikës Rock’n’Roll, Little Richard.

Ai ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, ndersa lajmin është konfirmuar nga djali i tij, Danny Peniman.

Sipas revistës “Rolling Stone”, djali i muzikantit nuk ka bërë të ditura shkaqet e vdekjes së tij.

Little Richard, emri i vërtetë i të cilit është Richard Penniman, në vitet e fundit të jetës së tij ka luftuar me probleme të shumta shëndetësore.

Ai më parë ka kaluar goditje në tru dhe një infarkt në zemër.

Këngët e tij janë interpretuar nga yjet dhe grupet më të mëdha të muzikës, si “The Beatles”, “Everly Brothers”, “The Kinks”, “Creedence Clearwater Revival”, Elvis Costello e “Scorpions”./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd