












Presidenti Ilir Meta denoncon tensionet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë mesditën e sotme, teksa një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, protestonin kundër ndryshimeve në kodin penal, duke akuzuar qeverinë se po shkel të drejtat e njeriut.
Presidenti thotë se dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në sheshin “Skënderbej” është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për ditën e Europës, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.
“E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta”, shkruan Meta.
Ai thotë se kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet dhe se “Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar!” /a.y/noa.al
Protesta në sheshin “Skënderbej” përfundon dhe përleshje, policia tërheq zvarrë qytetarët
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





