Transmetuar më 09-05-2020, 14:03

Kryeministri Edi Rama thotë se deri në fund të javës që vjen do të ketë një relaksim të mëtejshëm të masave të marra për koronavirusit dhe se pas 18 majit do të lehtësohet lëvizja qoftë brenda për brenda qarkut, por edhe për të kërcyer më tej.

Duke folur gjatë konferencës me rastin e ditës së Europës, ai deklaroi se goditja që ka marrë turizmi është reale.

“Jemi duke parë dhe të tjerët se çfarë po bëjnë dhe do shkojmë përpara për ta hapur sezonin me shumë kujdes. Arsyeja pse sot jemi në këtë pozicion kaq inkurajues nuk është Zoti i madh, por puna e përbashkët që kemi bërë, qeveria dhe populli”, u shpreh Rama.

Ai shtoi po ashtu se ndodhemi para një vendimmarrje shumë të vështirë, pasi duke qëndruar të mbyllur, duke mos lejuar zhvillimin e sezonit dëmtojmë shumë shëndetin, por kjo nuk është një zgjidhje sepse goditja ekonomike dhe psikologjike mund të jetë eksponenciale.

Sipas tij, këtu të gjithë duhet të kuptojnë se nuk është çështje policie, gjobash, është çështje qytetarie dhe se kjo situatë ka nevojë të përballohet me mirëkuptim.

“Disa biznese që mund të përballojnë goditjen e deritanishme, janë ato që kërkojnë më shumë. Arrihet deri në inskenime, për të krijuar zhurmë në media për disa punonjës të sektorit fason që u pushuan pasi doli paketa, për të fituar nga paketa pronari i tyre”, tha ndër të tjera Rama. /a.y/noa.al