Partneri e vret me sëpatë dhe e varros në kopsht, zbulimi shokues
Transmetuar më 09-05-2020, 10:44

Ishte zhdukur prej disa ditësh, por në të vërtetë ishte vrarë nga i fejuari.

37-vjeçarja argjentinase Lorena Elizabeth Quilogran, u vra me sëpatë dhe u varros në kopsht nga partneri i saj, Ramón Horacio Báe, 48 vjeç.

Familja dha alarmin, pasi nuk kishte lajm prej disa ditësh për të, çka bëri që nga hetimet kufoma të gjendet në kopshtin e shtëpisë së tij.

Familjes së vajzës burri i kishte thënë, se Lorena kishte dalë për një shëtitje të martën dhe nuk ishte kthyer më.

Kjo bëri që të nisin kërkimet, deri kur policia u përqendrua në banesën në Ascensión, të Buenos Aires.

Teksa po kërkohej në oborr, gjatë së enjtes, Ramon u dorëzua dhe pranoi se e kishte vrarë me sëpatë dhe e kishte varrosur pas shtëpisë së tyre. /a.y/noa.al

Loading...